Situatë kritike me zjarret në malësitë e Matit dhe Bulqizës, ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter!
Zjarri i aktivizuar të dielën në masivin pyjor me dushqe e shkurre në fshatin Madhe të Njësisë Administrative Ulzës në Bashkinë e Matit, ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë vatra e zjarrit është zgjeruar me shpejtësi, favorizuar edhe nga era e fortë. Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës, të Shërbimit Pyjor, të Mbrojtjes Civile dhe administratës së Bashkisë Mat, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Flakët kaluan këtë të hënë edhe në fshatrat Madhesh, Trodhën e Lundre, duke djegur edhe masive me pishë të zezë. Gjatë ditës së sotme një fermë lopësh u rrezikua, teksa u shpërndanë nga tymi dhe disa prej tyre nuk janë gjetur akoma nga barinjtë ndërsa flakët...
Burimi:
javanews.al