Greqia në luftë me zjarret! Evakuohen banorët në disa vendbanime, një viktimë

Greqia në luftë me zjarret! Evakuohen banorët në disa vendbanime, një viktimë

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po i luftojnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës, tha për televizionin shtetëror ERT, Kostas Tsigkas, kreu i zjarrfikësve grekë. Ai tha se banorët në disa vendbanime janë evakuuar për shkak të “zjarreve të mëdha” si pasojë e erërat e forta. Zjarrfikësit gjetën trupin e një të moshuari brenda shtëpisë së tij të djegur në Keratea, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për të vepruar, tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, në një konferencë për shtyp. Një gazetar i AFP-së në qytetin e afërt Palaia Fokaia,...