(VIDEO) Auron Tare nxjerr pamjet e resortit brenda Butrintit, në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar

(VIDEO) Auron Tare nxjerr pamjet e resortit brenda Butrintit, në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar

Studiuesi dhe aktivisti i trashëgimisë kulturore Auron Tare ka denoncuar gjendjen aktuale të një prej zonave më të rëndësishme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në vend — Parkut Kombëtar të Butrintit. Ai ka publikuar pamje tronditëse që tregojnë degradimin e një pjese të zonës së mbrojtur, duke ngritur alarmin për mënyrën sesi po trajtohet një pasuri kombëtare me rëndësi ndërkombëtare. Sipas Tares, kjo zonë e Butrintit, e cila në vitet ’90 ishte e destinuar për ndërtime nga Qeveria “Berisha 1”, u shpëtua falë përpjekjeve të vazhdueshme të Fondacionit Butrinti dhe ndërhyrjes së Ministres së Kulturës së asaj kohe, Arta Dade, si dhe mbështetjes nga figura të larta shtetërore si Edi Rama, Fatos Nano dhe Presidenti Rexhep Mejdani. Kjo nismë u konsiderua një nga veprat më...