Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rriten rastet e helmimeve/ Ekspertja e ushqimit: Janë regjistruar rreth 30 mijë raste, situata shqetësuese
Në një intervistë të dhënë për Syri TV me moderimin e Edvin Parrucës, ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani, ka folur në lidhje me shqetësimin për rritjen e rasteve të helmimeve ushqimore dhe infeksioneve nga patogjenët, të cilat janë në rritje gjatë periudhës së temperaturave të larta. Ajo theksoi se shumë prej këtyre rasteve mbeten të paidentifikuara, duke rritur rrezikun për shëndetin publik të popullatës. “Janë rritur rastet me salmonelë, sepse temperaturat e larta e favorizojnë këtë lloj bakteri. Këtë muaj do të jetë situatë goxha më e rënduar për faktin se temperaturat e larta favorizojnë shtimin e patogjenëve dhe prekjen nga patogjenë të ndryshëm. Problemi është se 98% e të gjitha rasteve që kishin shfaqur si diarre, të vjella, këto ishin të paidentifikuara. Ishin...