Deputeti britanik bën gafë në rrjetet sociale/ Ngatërron anijen e aktivitetit të bamirësisë me emigrantët e paligjshëm, plas debati në rrjet

Deputeti britanik bën gafë në rrjetet sociale/ Ngatërron anijen e aktivitetit të bamirësisë me emigrantët e paligjshëm, plas debati në rrjet

rupert lowe BRITANI- Deputeti britanik Rupert Lowe postoi një foto në rrjetet sociale të një gomoneje pranë bregut të Norfolkut, duke ngjallur reagime të shumta në rrjet. Në një postim të bërë në llogarinë e tij X (ish-Twitter), Lowe shkroi: "Ja një gomone e ngarkuar me emigrantë, që mbërrin në Great Yarmouth, pikërisht në këtë moment." Ai shtoi se kishte njoftuar autoritetet dhe premtoi të përdorte çdo mjet në dispozicion për të siguruar deportimin e atyre që ai mendonte se ishin emigrantë të paligjshëm. Megjithatë, pas verifikimeve, u zbulua se gomonia nuk mbante emigrantë, por një grup atletësh që merrnin pjesë në një aktivitet bamirësie, që po udhëtonin për të mbledhur fonde për të luftuar Sklerozën Laterale Amiotrofike (ALS). Ata po udhëtonin 1,600 kilometra nga...