‘Se kur të zgjohem, do të bâhem gjahtar i patrembun i gjurmave të tua’

‘Se kur të zgjohem, do të bâhem gjahtar i patrembun i gjurmave të tua’

Poezi nga Din Mehmeti Malsores Flej, flokëshprishuna e shpatinës sime t’blerueme, flej! Sonte do t’i përgjumim bylbylat Që këndojnë n’rremat e dridhun t’dashunis. E na, tanë natën do t’fluturojmë n’krahët e andrrave Tue i blue dëshirat n’bebzat e lodhuna. Sonte futu thellë n’parzmin tim Që puthet n’rrezet e syve të tu, Ta kallim shkrumin e mbetun, Që na brejti dritat e hapave n’rini!… Flej, Malsore e shtrejtë, n’mue. Nëse n’mjegullimet e netve t’zgjojnë rrufet e kobshme, Lema blenin e flokëve, që t’lëvaret n’rrezen e ballit, T’i qepi të gjitha buzët e plagosuna t’brengave. Shtrydhe n’folén e përkundjeve Aromën e rudinave që thithe si tamblin n’gjijt e lokës Se – kur të zgjohem – Do të bâhem gjahtar i patrembun i gjurmave të tua… Flej Malsore...