Sot skadon ultimatum për Putin, Trump: Gjithçka varet nga presidenti rus, gati të takohem me të

Sot skadon ultimatum për Putin, Trump: Gjithçka varet nga presidenti rus, gati të takohem me të

Sot është afati i fundit i vendosur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që Rusia t’i japë fund luftës, ose në të kundërt do të përballet me sanksione shtesë ekonomike. Ndërsa u pyet për respektimin e afatit, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se gjithçka varet nga presidenti rus dhe është në pritje të shohë se çfarë ka për të thënë kreu i Kremlinit. Ai shtoi më pas se ishte “shumë i zhgënjyer” nga Putini, por theksoi se është gati të takohet me udhëheqësin rus, pavarësisht nëse ai takohet ose jo me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kjo bie ndesh me raportin e New York Post, që citonte një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilit Trump do të...