Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Shtrëngohen rregullat, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nga 2 shtatori ndryshon procedura për vizat jo emigruese
                            Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese – përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim – do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista. Njoftimi i Ambasadës së SHBA: Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/3J8LncS. gijotina.com/