Përshkrimi i Shqipërisë nga viti 1308

Përshkrimi i Shqipërisë nga viti 1308

I ashtuquajturi Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Përshkrimi anonim i Evropës Lindore)[1] është një tekst mesjetar në gjuhën latine nga viti 1308, i cili përmban një përshkrim të tokave të Evropës Lindore, veçanërisht të vendeve të Ballkanit. Autori anonim mendohet të ketë qenë një klerik francez ose i arsimuar në Francë, me shumë gjasë i rendit dominikan, i dërguar nga kisha në Serbi, ku edhe ka marrë shumicën e të dhënave për Ballkanin. Dorëshkrimi u botua në Krakov në vitin 1916 nga Olgierd Górka. Përveç pjesëve që përshkruajnë rajonet e ndryshme të Greqisë bizantine, Rashës, Bullgarisë, Rutenisë, Hungarisë, Polonisë dhe Bohemisë, ai përmban edhe një pjesë mbi Shqipërinë, një nga përshkrimet e rralla të vendit në vitet e para të shekullit të katërmbëdhjetë. Ne e dimë...