Nis protesta kundër Gjykatës Speciale, mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova bashkohen në Prishtinë

Nis protesta kundër Gjykatës Speciale, mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova bashkohen në Prishtinë

Mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta mbahet në sheshin “Skënderbeu”. Në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me veprimet e Gjykatës Speciale, protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe solidariteti. Për të lehtësuar pjesëmarrjen, disa komuna kanë siguruar edhe transport falas për qytetarët. Një pjesë e protestuesve tashmë kanë arritur në kryeqytet, ndërsa të tjerë vazhdojnë të vijnë.