Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
20 mijë euro një pasaportë e huaj… Zbulohet laboratori në Tiranë, në pranga babë e bir, njëri nën masë sigurie nga SPAK – VIDEO
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”, që çoi në zbulimin e një laboratori të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve, me qëllim ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni u realizua pas një hetimi 7-mujor, i ndjekur me metoda speciale hetimore, dhe çoi në arrestimin e dy shtetasve, babë e bir: Ylli Brahimaj, 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” të dhënë nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal për veprimtari të ngjashme, dhe Pjerin Brahimaj, 45 vjeç. Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi...