Kalaja e Palokastrës, një dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë historike

Kalaja e Palokastrës, një dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë historike

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër ka ndarë së fundmi pamje të veçanta nga Kalaja e Palokastrës, një monument kulture i kategorisë I, i vendosur në fshatin Palokastër, në qarkun e Gjirokastrës, brenda Njësisë Administrative “Cepo”. Kjo kështjellë ndodhet në një terren të sheshtë, pikërisht aty ku bashkohen lumi Drinos dhe Belica, degë e lumit të Kardhiqit. Sipas studimeve arkeologjike, ndërtimi i saj daton në periudhën e shekujve IV-VI. Kështjella ka një formë trapezore të rregullt, me një sipërfaqe prej 0.915 hektarësh. Baza e saj përshkon 113.5 metra, ndërsa brinjët anësore masin 92.5 metra dhe ajo e sipërme 90.5 metra. Struktura mbrojtëse përforcohet nga 14 kulla: katrore në anët lindore, në formë patkoi në pjesën veriperëndimore dhe rrethore në juglindje. Sipas analizave të bëra...