Kostandini i Madh: Pushtuesi i krishterë i Romës së Lashtë

Kostandini i Madh: Pushtuesi i krishterë i Romës së Lashtë

Konstandini I ishte perandori i parë dhe i vetëm romak që mori titullin “I Madh”. Një udhëheqës revolucionar dhe i pandalshëm, ai ishte gjithashtu perandori i parë që u konvertua në besimin e krishterë, duke shpallur krijimin e një Perandorie të re Romake, akt që do tësillte në fund edhe rënien e saj. Po kush ishte Kostandini i Madh? Lindi në qytetin Naisus (në Serbinë e sotme) më 27 shkurt 272 Pas Krishtit. I ati i tij, Flavius Konstancius, ishte një nga truprojat e perandorit të atëhershëm Aurelianit. E ëma e Konstandinit, ishte një grua greke e varfër me emrin Helena. Konstancius i ngjiti shpejt shkallës e karrierës në radhët e ushtrisë romake, duke u bërë guvernator i provincës romake të Dalmacisë. Në vitin 284, Diokleciani u bë sundimtari i ri i Perandorisë Romake. Disa vite më vonë, ai emëroi si bashkë-perandor mikun e tij të ngushtë Maksimianin. Në vitin 288, Maksimiani deklaroi se Konstanci do t’i bashkohej prefektit të tij në provincën e Galisë, që sot përbëhet nga Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Zvicra. Më vonë,Maksimiani do të emëronte Kostancin mëkëmbës të tijin në Çezare në Tetrarkinë e Dioklecianit. Gjatë asaj kohe, Kostandini i ri u rrit dhe nisi të shërbejë si trashëgimtari...