Isa Boletini dhe emigrantët shqiptarë në dokumentet arkivore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi

Isa Boletini dhe emigrantët shqiptarë në dokumentet arkivore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi

Nga Hajrullah Hajdari Në dy fondet e Arkivit Shtetëror të Malit të Zi (në tekstin e mëtutjeshëm:ASHMZ), atë të Ministrisë së Pun;ve të Brëndshme (ne tekstin e mëtutjeshëm:MUD) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme (në tekstin e mëtutjeshëm:MID) gjenden apo më mirë të thuhet janë të regjistruara një numër i konsiderueshëm i dokumenteve që kanë të bëjnë me Isa Boletinin dhe emigrimin e shqiptarëve të Vilaetit të Kosovës në Mal të Zi, pas shuarjes së kryengritjeve nga ushtria turke në vitin 1910. Dokumentet pasqyrojnë ardhjen e Isës në Mal të Zi, qëndrimin dhe aktivitetet e tij, por nuk flitet për largimin e Isës nga Mali i Zi në vitin 1911. Po ashtu nuk flitet as për rikthimin e tij në Mal të Zi më 1915, pas rënjes së dytë të Shkodrës në...