Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448) në perceptimin e Kronistëve të kohës

Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448) në perceptimin e Kronistëve të kohës

Beteja e parë e Kosovës 1389 Burimet bazë mbi Betejën e Parë të (fushë) Kosovës, padyshim  që  janë  Kronikat Osmane, Sllave, Perëndimore, Bizantine dhe  ato  Arabe, të  cilat rëndom nuk janë bashkëkohëse të ngjarjes në fjalë. 1 Andaj edhe është mese e natyrshme që në këto kronika të ketë edhe kundërthënie në mes vete (kronistëve) për numrin e ushtarëve pjesëmarrës, zhvillimin e Betejës apo edhe rreth vdekjes misterioze të Sulltan Muratit të Parë (1362-1389). Kronistët më  të  hershëm Ashëk Pasha Zade, Oruç Bej, Neshri, por edhe këta më të vonshëm sikur Hoxha Sadeddin dhe të tjerët shihet se informacionin për periudhën e hershme të shtetit Osman e kanë marrë nga shënimet e Jahshi Fakihut. Pothuajse të gjitha burimet na çojnë tek Beteja e vitit 1387/88 në Ploçnik, e cila edhe akumuloi forcën e udhëheqësve të popujve...