Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Armada, katastrofa detare që i dha fund hegjemonisë globale të perandorisë spanjolle
Nga Stephen Brumwell Më 21 shtator 1588, një stuhi e fortë goditi bregun perëndimor të Irlandës. Ndërsa ajo u forcua më tej, 3 anije të mëdha zbarkuan në cektinën Streedagh Strand, në veri të Sligos. Pjesë e një “Armada”-s së frikshme të dërguar nga Mbreti i Spanjës Filipi II për të pushtuar mbretërinë e armikes së tij kryesore, Mbretëreshës së Anglisë Elizabeta I, tregtarët e armatosur kishin përjetuar tashmë një odise të jashtëzakonshme. Gjatë misionit të tyre ata ishin nisur Portugalia dhe përmes Kanalit Anglez ishin përballur me anijet e shkathëta dhe të mirë–armatosura të “Mbretëreshës së Virgjër”. Më pas ishin sjellë përreth brigjeve të Skocisë në një udhëtim të rrezikshëm drejt kthimit në shtëpi. Por të dëmtuara rëndë nga dallgët e Atlantikut, ato u bënë copë e çikë, duke u marrëjetën më shumë se 1000 spanjollëve. Në librin e tyre të ri “Armada:Sulmi spanjoll dhe shpëtimi i Anglisë në vitin 1588”, historianët Colin Martin dhe Geoffrey Parker ndalen tek gjeneza, fati tragjik dhe trashëgimia e një operacionit ushtarak që mbahet mend si një fatkeqësi, por që sipas vlerësimit të tyre ishte shumë pranë arritjes së objektivit të saj. Autorët u takuan për herë të parë me njëri-tjetrin në vitin 1973, dhe për gjysmë shekulli kanë pasur një bashkëpunim akademik të frytshëm. Parker, një profesor...