Shqiptarët çamë dhe suliotët në sytë e një konsulli francez – Nga Luan Rama

Shqiptarët çamë dhe suliotët në sytë e një konsulli francez – Nga Luan Rama

(Nga libri Konsullatat Franceze në Shqipërinë e shekujve XVII-XIX) Ardhjen në konsullatën e Janinës në vitin 1842, Eugène Poujade e kishte një nga postet e para diplomatike. Ai ishte martuar me Maria Ghika (Gjika), të bijën e banit të famshëm rumun, princit Konstantin Gjika, të familjes së famshme Gjika, me origjinë shqiptare. Madje dhe kur vite më vonë, më 1859, botoi librin e tij me kujtime nga Janina, ai ia kushton vjehrit të tij Konstantinit (A son Altesse, le Grand Ban Prince, Constantin GHIKA, son gendre), i cili kishte vazhduar karrierën princore, i njohur në gjithë Rumaninë dhe Vllakinë. Ky prijës dhe vëlla me dy princa tjerë, Alexandre II Ghika dhe Mihail Ghika, ishte “grand spatar”, pra një prijës i madh i ushtrisë, për të...