Një revistë e rrallë e vitit 1876, zbulon detaje interesante për shqiptarët në Perandorinë Osmane

Një revistë e rrallë e vitit 1876, zbulon detaje interesante për shqiptarët në Perandorinë Osmane

Një botim i shekullit të 19-të tregon për popullsinë e shqiptarëve gjatë periudhës së Perandorisë Osmane dhe vendin e tyre në rajon, duke ofruar një perspektivë më të hollësishme mbi numrin dhe përhapjen e tyre në atë kohë. Sipas revistës të titulluar “THE ATHENAEUM”, e botuar në vitin 1876, shqiptarët, të njohur edhe si arnautë, konsideroheshin një racë e shkëlqyer dhe luftarake. Në numrin 2544 të 29 korrikut të vitit 1876, thuhet se ata ndodheshin në mes të Epirit dhe Malit të Zi dhe gradualisht kishin shtrirje në drejtim të veriut, duke marrë kontrollin mbi zonat ku jetojnë. Kjo kërcënonte t’i ndajë ata nga të afërmit e tyre bullgarë. Kjo mbase lë shumë hapësirë për të diskutuar se a bëhet fjalë për afërsi me popullin...