Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Osmani pas takimit me Peter Sørensen: Procesi i drejtë i dialogut, kyç për paqen në rajon
                            Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sørensen, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Ajo theksoi se një proces i drejtë dhe i paanshëm i dialogut, me objektiva të qarta, është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në takim u trajtua gjithashtu rëndësia e avancimit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe nevoja për heqjen e masave të padrejta të vendosura ndaj qytetarëve të saj. Presidentja Osmani ngriti edhe shqetësimin për arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë, duke i cilësuar si shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe pengesë për normalizimin e marrëdhënieve. Takimi vjen në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të...