1902/Sulltani kishte vendosë që njëzet djem të prijësve shqiptarë të regjistroheshin në Shkollën e Fiseve..

1902/Sulltani kishte vendosë që njëzet djem të prijësve shqiptarë të regjistroheshin në Shkollën e Fiseve..

«Ballkani Më 28 qershor 1902, një udhëzim i jashtëzakonshëm iu dërgu Ministrisë së Arsimit nga pallati. Sulltani kishte vendosë që njëzet djem të prijësve shqiptarë të regjistroheshin në Shkollën e Fiseve. Më parë, shumë shqiptarë kishin ndjekë akademinë e shërbimit civil, por hapja e dyerve të Shkollës së Fiseve për djemtë më të vegjël të bajraktarëve katundarë krijoi mjaft bujë në krahinat ballkanike. Valiu i Kosovës kërkoi që kuota e dhjetë studentëve për krahinën e tij të rritet në të paktën dymbëdhjetë. Në gusht, ministri i Brendshëm informoi sadriazemin se një kuotë prej katër studentësh i ishte caktu Vilajetit të Manastirit, dy për Dibrën dhe dy të tjerë për Elbasanin. Kajmekami i Dibrës u përgjegj se pesëmbëdhjetë krerët e fiseve kishin kërku që djemve të...