Shqtësimet për Kodin Penal, Rama tallet: Mos rrini shumë në diell!

Shqtësimet për Kodin Penal, Rama tallet: Mos rrini shumë në diell!

Drafti i ri i Kodit Penal ka shkaktuar një valë reagimesh, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ironinë për t’iu përgjigjur kritikave të forta. Në një postim në rrjetin social “X”, ai u sugjeroi kritikëve “të mos ekspozohen shumë në diell”, duke i cilësuar shqetësimet e tyre si “sherr e shamata”. Kryeministri theksoi se drafti i ekspertëve ishte prezantuar publikisht për të mbledhur opinione në një mënyrë demokratike. Ai pretendoi se problemi nuk është vetë drafti, por “masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr”. Megjithatë, ndërkohë që Rama po minimizon shqetësimet, aktorët ndërkombëtarë kanë ngritur alarme serioze. Bashkimi Europian, përmes Delegacionit në Tiranë, ka shprehur kundërshtime të forta, duke theksuar se ndryshimet e propozuara nuk janë në përputhje me...