Kongresi i Drejtshkrimit, një ngjarje gjuhësore e shndërruar në instrument politik

Kongresi i Drejtshkrimit, një ngjarje gjuhësore e shndërruar në instrument politik

Një konferencë që nisi me qëllim shkencor për të diskutuar mbi gjuhën shqipe, standardin, gjuhën letrare dhe drejtshkrimin, përfundoi si një kongres partie, i ndikuar fort nga klima ideologjike e kohës. Kështu e përshkruan gjuhëtari Bahri Beci, një nga pjesëmarrësit dhe dëshmitarët e Kongresit të Drejtshkrimit, këtë ngjarje që shënjoi historinë gjuhësore dhe kulturore të Shqipërisë, në librin e tij. Në librin e tij “Përjetime 1936–2021”, Beci ndan kujtime që nga fëmijëria në Shkodër e deri te reflektimet për tri periudha historike të Shqipërisë: periudha e sistemit kapitalist (1936–1944), ajo e sistemit komunist (1944–1990) dhe tranzicioni postkomunist (1990–2021). Ai vëren se “Shqipëria dhe shqiptarët gjatë këtyre tri epokave janë përpëlitur si një anije pa vela në mes dallgëve të detit”. Përmes një stili publicistik dhe...