Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Çfarë është sëmundja Lyme me të cilën është diagnostikuar Justin Timberlake?
Këngëtari i famshëm amerikan, Justin Timberlake, ka bërë me dije së fundmi se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme, një infeksion bakterial serioz që transmetohet përmes pickimit të një krimbi të infektuar. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ai zbuloi se ka kohë që përballet me simptomat, të cilat i përshkroi si “shkatërruese fizikisht dhe mendërisht”. “Jam ndjerë jashtëzakonisht keq, me lodhje ekstreme, dhimbje nervore dhe shqetësime të vazhdueshme. Megjithatë, kam zgjedhur të mos e ndërpres turneun, sepse muzika dhe publiku më japin forcë,” – u shpreh Timberlake në një mesazh drejtuar fansave. Çfarë është sëmundja Lyme? Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që shkaktohet nga bakteri Borrelia burgdorferi, i cili transmetohet te njerëzit përmes pickimit të një krimbi të infektuar, zakonisht të njohur...