Zbulohen dosjet e deklasifikuara: Si Hillary Clinton donte të lidhte Trump me Rusinë

Zbulohen dosjet e deklasifikuara: Si Hillary Clinton donte të lidhte Trump me Rusinë

Hillary Clinton miratoi një plan gjatë garës presidenciale të vitit 2016, i cili synonte të njolloste kandidatin e atëhershëm Donald Trump duke e lidhur me ndërhyrjen ruse, me qëllim që të largohej vëmendja nga skandali në rritje që kishte vetë Clinton për email-et, sipas dokumenteve të sapo deklasifikuara të inteligjencës. Dosjet, të publikuara të enjten, tregojnë se plani përfshinte “ngritjen e temës së ‘mbështetjes së Putinit për Trump-in’” dhe shtyrjen e opinionit publik drejt lidhjes së ndikimit politik rus me një ndërhyrje të mundshme në sistemet zgjedhore amerikane. “Clinton miratoi një plan të propozuar nga një prej këshilltareve të saj për politikën e jashtme, Julianne Smith, për të ‘njollosur Donald Trump-in duke e theksuar skandalin e lidhur me ndërhyrjen nga shërbimet speciale ruse në procesin...