“Pasuria më e çmuar është jeta”, ish-trajneri i Interit rrëfen se si rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy vajza që po mbyteshin

“Pasuria më e çmuar është jeta”, ish-trajneri i Interit rrëfen se si rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy vajza që po mbyteshin

“Njëra nga dy vajzat ishte në gjendje shoku, mendonte se do të vdiste. Pasuria më e çmuar për të gjithë është jeta, dhe kjo duhet mbajtur mend”, këto ishin fjalët e ish-trajnerit të Interit pasi iu shpëtoi jetën dy vajzave në bregdetin italian. Motoja e Andrea Stramaccionit vjen nga Shtetet e Bashkuara. “That others may live” – “Që të tjerët të mund të jetojnë”, motoja e njësive speciale të Rojës Bregdetare Amerikane. Më 28 korrik, ai nxori nga deti dy vajza nga Bolzano, 17 dhe 19 vjeç, dhe u nderua nga Roja Bregdetare Italiane me një bluzë simbolike, atë të kuqe të rojeve të plazhit. Stramaccioni ndodhej me pushime me familjen në Gargano, të Puglias, kur papritmas ndjeu se po ndodhte diçka e çuditshme pranë...