Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Dy vite nga vdekja e shkrimtarit të njohur gjerman, Martin Walser
Shkrimtari Martin Walser vdiq më 28 korrik 2023 në moshën 96-vjeçare në Ibrelingen, ku kaloi gjithë jetën. Walser la pas një vepër të gjerë, por edhe të diskutueshme. Deri në pleqëri, ai shkroi dhe botoi romane, tregime dhe përmbledhje tregimesh, drama, radiodrama dhe përkthime, si dhe ese e leksione. Në moshën 95-vjeçare botoi “Traumbuch” (Libri i ëndrrave), e një vit më parë edhe përmbledhjen me poezi “Sprachlaub”. Analist i shoqërisë perëndimore Ai shpesh quhej “autori i shekullit” dhe një analist i palëkundur i shoqërisë gjermane perëndimore. Si asnjë shkrimtar tjetër bashkëkohor gjerman, Walser tematizoi jetën e përditshme të klasës së mesme.Heronjtë e tij janë zyrtarë, mësues, njerëz të thjeshtë, konfliktet mes bashkëshortëve, shefave, miqve apo të dashuruarve me aspiratat e tyre, duke i bërë shpesh...