Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sherr në berberhane- Klienti plagos me thikë në zemër kursantin
PAMJE NGA VENDNGJARJA VLORË-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhane, ku një klient është konliktuar për motive të dobëta me kursantin. Sherri ka degraduar në përdorimin e thikës, ku klienti pas debatit ka plagosur kursantin 25-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 25-vjeçari M.Shaka është qëlluar me thikë në zemër. I riu është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i...