Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rrëzohet aeroplani privat në brigjet e Kalifornisë, tre të vdekur
Tre persona u gjetën pa shenja jete të dielën në mëngjes, pasi një avion i vogël u rrëzua në Oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë qendrore, njoftuan autoritetet amerikane. Sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së, ekipet e emergjencës u përgjigjën menjëherë pas njoftimeve për një avion të rrëzuar rreth 300 metra larg bregut, në zonën e Point Pinos në qarkun Monterey, të shtunën vonë në mbrëmje. Sipas një deklarate zyrtare, viktimat ishin 60-vjeçari Steve Eugen Claterbuck, 36-vjeçari James Vincent dhe 44-vjeçarja Jammie Lee Tabscott. Dëshmitarët thanë se dëgjuan motorin e një avioni që po punonte me zhurmë dhe më pas një përplasje në ujë. Pak më vonë, njerëzit në breg panë mbetje që u lanë në breg nga deti. Avioni i tipit Beech 95-B55 Baron, me...