Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Opinion: Koha e turpit! Perëndimi u zgjua vonë për gjenocidin në Gaza
Opinion i Nathalie Tocci, La Stampa – përshtatur në shqip Është shumë vonë për të folur për “katastrofë humanitare” apo për “vuajtje të tmerrshme” në Gaza. Thirrja e liderëve perëndimorë, si Kaja Kallas, Keir Starmer, David Lammy apo Emmanuel Macron, mund të kishin pasur peshë një vit më parë. Sot, ato janë vetëm fjalë boshe mbi rrënojat e një tragjedie. Koha e kritikave ka kaluar. Po ashtu, edhe ajo e gjesteve simbolike si njohja e shtetit palestinez. Ajo që po ndodh në Gaza nuk mund të quhet më vetëm krizë. Janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që në dhjetor 2023, ekziston një rrezik i besueshëm i gjenocidit. Kjo akuzë e rëndë nuk është e lehtë për t’u provuar. Por qëllimi...