Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Duhet të frenohet”/ Barcelona “përzë” turistët, mbyll dy terminale të anijeve turistike
Porti i kroçerave në Barcelonë do të mbyllë dy nga terminalet e tij vitin e ardhshëm, duke i ulur ato në pesë gjithsej, si pjesë e një marrëveshjeje me bashkinë për të frenuar mbingarkesën turistike në qytet. Marrëveshja përfshin gjithashtu financimin e një studimi mbi mënyrën se si lëvizin pasagjerët e kroçerave në qytet, hap i parë drejt një plani për mobilitet të qëndrueshëm. Po ashtu do të modernizohen infrastrukturat portuale, përfshirë ndërtimin e linjave të energjisë elektrike të gjelbër për kroçerat që qëndrojnë në port, në mënyrë që të mos përdorin motorët dhe të reduktojnë ndotjen. Investimi total për këtë plan arrin në 185 milion euro, fond publik dhe privat. Vitet e fundit, Barcelona është përballur me protesta të banorëve kundër turizmit masiv, i...