Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia
Rasti i Erjon Veliajt po shndërrohet në një precedent të rrezikshëm për mënyrën se si vepron drejtësia në Shqipëri. Mbajtja e tij për më shumë se 5 muaj në paraburgim pa një akuzë zyrtare nuk është thjesht një problem ligjor, por një alarm për gjithë sistemin e drejtësisë në vend. Çdo ditë që kalon, rrit dyshimet se kemi të bëjmë jo me drejtësi të pavarur, por me drejtësi të drejtuar nga skenarë dhe interesa të caktuara politike apo personale. Edhe më i rëndë është fakti që media të caktuara, të njohura tashmë për afërsinë me segmente të drejtësisë, furnizohen rregullisht me informacione konfidenciale nga prokurorë të caktuar brenda SPAK-ut. Këta të fundit, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe etikën profesionale, i japin opinionit publik përpara...