Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Veliaj i pandehur! Avokatët e kryebashkiakut: E mori vesh nga media! Koha të sfidojë provat e SPAK
Erion Veliaj TIRANË-Ekipi ligjor i Erion Veliajt ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku i Tiranës është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas 5 muajsh në paraburgimin e Durrësit. Avokatët në reagimin e tyre shprehen të shqetësuar për rrjedhjen e informacionit nga hetimi që po zhvillohet ndaj Veliajt. Ekipi ligjor shprehet se fakti që mediat informohen përpara palës në proces, tregon se një taktikë jo ligjore të SPAK. Avokatët e Veliajt denoncojnë se edhe për takimin e parashikuar për nesër me SPAK-un, mediat janë vënë në dijeni përpara vetë kryebashkiakut, gjë që sipas tyre përbën një tjetër provë të manipulimit të opinionit publik dhe shkeljes së sekretit hetimor. Ata kërkojnë hetim për rrjedhjet e informacionit dhe theksojnë...