Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga mandati, kërkesë KQZ: Mirato dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur
Kreu i Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është i vendosur që të marrë mandatin e deputetit në Tiranë. Ditën e nesërme kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pritet që të bëjë shpërndarjen e mandateve, por Lapaj përmes një shkrese që mban datën e sotme, i kërkon KQZ që të miratojë dorëheqjet e 12 kandidatëve të listës së mbyllur. Në kërkesë, theksohet se të gjithë gjithë kandidatët e listës së mbyllur për qarkun e Tiranës kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave. “I nderuar z. Komisioner, Nisma “Shqipëria Bëhet” me Vendimin Nr. 237, dt. 04.03.2025, është regjistruar në KQZ si koalicion për zgjedhjet parlamentare të dt. 11 maj 2025, me përfaqësues z. Adriatik Lapaj në cilësinë e drejtuesit...