LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është përfshirë në situatën që po ndodh në Theth, ku bashkëkryetari i saj, Ekrem Spahiu i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe të dëmshpërblejë banorët për investimet e kryera. Në një deklaratë, Spahiu i kërkoi kryeministrit të mos ndërhyrë në punët e pushtetit vendor. “Pasi mori 83 mandate, është bërë shumë agresiv ndaj institucioneve dhe shqiptarëve duke iu imponuar frikshëm. Qeveria nuk mund të drejtojë bashkitë sepse është shkelje e parimeve të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik. LZHK i bën thirrje Ramës që të ndërpresë menjëherë ndërhyrjet politike në bashkitë e vendit. LZHK shpreh shqetësimin e saj për përmbajtjen ligjore dhe mënyrat se si po realizohet...