Greqia në alarm/ Vala më e fortë e të nxehtit pritet javën e ardhshme, ja sa do të shkojnë temperaturat

Greqia në alarm/ Vala më e fortë e të nxehtit pritet javën e ardhshme, ja sa do të shkojnë temperaturat

Greqia po përgatitet për një valë të re dhe shumë të fortë të të nxehtit që pritet të nisë nga e hëna, me parashikimet që tregojnë temperatura ekstreme mbi 40°C në disa zona të vendit. Sipas meteorologëve, dita më e nxehtë do të jetë e marta dhe e mërkura, me temperatura që në disa rajone do të arrijnë 43-44°C, ndërsa netët do të mbeten po ashtu të nxehta, me termometrin që mund të mos zbresë poshtë 30°C. Meteorologu Thodoris Kolydas paralajmëron se vala e të nxehtit është e pashmangshme, megjithëse thekson se parashikimet do të saktësohen më tej gjatë ditëve në vijim. Ai bën thirrje për informim të matur dhe të bazuar në të dhëna shkencore, për të shmangur panikun. Ndërkohë, George Tsatraphyllias thekson se...