Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe  dhe Irlandë, Uran Ferizi, vizitë në Irlandë

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe  dhe Irlandë, Uran Ferizi, vizitë në Irlandë

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe  dhe Irlandë, Uran Ferizi, PhD, bëri një vizitë zyrtare në qytetin e bukur  irlandez, Galway. Vizita filloi me një takim miqësor me Kryetarin e Bashkisë, Mike Cubbard, ish-Kryetarin Frank Fahy dhe këshilltarë të tjerë lokalë. Diskutimet u zhvilluan rreth komunitetit shqiptar në Galway dhe përpjekjeve për ta mbështetur më shumë këtë komunitet.U shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet një qyteti shqiptar dhe Galway. Më pas, ambasadori u takua me Prof. Becky Whay, zv.Presidente e Universitetit të Galway, ku u diskutua për bashkëpunime në arsim dhe shkëmbime akademike. Vizita vazhdoi me takime në biznese të drejtuara nga shqiptarë të përkushtuar, të cilët kontribuojnë çdo ditë në jetën ekonomike dhe sociale të qytetit. Ambasadori i falënderoi të gjithë shqiptarët në Galway për...