Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Të shtëna me armë në Sarandë, plagosen dy persona
                            Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. U raportua se në urgjencë janë paraqitur dy persona që kanë marrë ndihmën e parë pas plagëve të shkaktuara nga armë zjarri. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve dhe as motivet që çuan në përdorimin e armës.