Taksia përplas biçikletën në Vlorë, plas grushti në rrugë pas ngjarjes

Taksia përplas biçikletën në Vlorë, plas grushti në rrugë pas ngjarjes

Foto nga vendngjarja-makina e përplasur VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një makinë dhe një biçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se shoferi që po drejtonte automjetin, taksi, është identifikuar si Adriatik Lame, ndërsa drejtuesi i biçikletës ishte një amerikan, i identifikuar si Alex Shower. Sipas njoftimit të bluve, amerikani i aksidentuar, është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka marrë shërbimin mjekësor dhe më pas është larguar. Nga ana tjetër, drejtuesi i automjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi negativ. Ndërkohë, burime për mediat raportojnë se vendngjarje është dashur ndërhyrja e menjëhershme e policisë, pasi të përfshirët në aksident janë konfliktuar në përplasje fizike, me grushte e shkelma. Lidhur me këtë, policia ka...