OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

Foto Ilustruese GAZA- Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) njofton se që nga fundi i muajit maj në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 798 vetë, që po përpiqeshin të merrin ndihma. Sipas zëdhënëses së OHCHR-së, Ravina Shamdasani, 615 prej këtyre vdekjeve janë regjistruar në ose pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave humanitare që operohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili mbështetet nga SHBA dhe Izraeli. Krime mizore Ravina Shamdasan tha se OHCHR është sidomos e shqetësuar në lidhje me "krimet mizore që kryhen aty ku njerëzit rrinë në radhë për të marrë ndihma jetike, siç janë ushqimet".  "Gati 800 vetë janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma", tha ajo. "Dhe shumica e të plagosurve kanë plagë nga të shtëna...