Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parandalohen dy ngjarje kriminale në Vlorë, goditje me leva hekuri dhe thika
Parandalohen 2 ngjarje të mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë. Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të plagosjes së rëndë të 2 shtetasve. Strukturat e DVP Vlorë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dy konflikteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Vlorë, duke vënë në pranga 2 autorë të dyshuar, konkretisht: -u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut...