Ursula von der Leyen përballet me votëbesim, Orban thirrje për rrëzimin e saj

Ursula von der Leyen përballet me votëbesim, Orban thirrje për rrëzimin e saj

Ursula von der Leyen BRUKSEL- Ligjvënësit e Bashkimit Europian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut europian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj. Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Europian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për të kaluar nevojiten dy të tretat e votave të shumicës. Von der Leyen mund të detyrohet të japë dorëheqje nëse humb, ndonëse fitoren e ka pothuajse të garantuar pasi shumica e grupeve politike kanë dhënë sinjale se do të votojnë kundër. Ajo nuk pritet të marrë pjesë në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës. Mocioni përbëhet nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë...