Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
15-vjeçarja përfundoi në spital, pasi konsumoi kokainë! Burg për shitësin
Orgest Lena SARANDË- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë ka lënë në burg 22-vjeçarin Orgest Lena, pasi dyshohet se i ka shitur drogë një vajze minorene. E mitura përfundoi në spital për shkak të mbidozës së lëndëve narkotike. Lena i proceduar më parë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të klandestinëve Sirianë, është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se i ka shitur drogë një vajze minorene. Një javë më parë (19 maj) ai u shpall në kërkim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi i kishte shitur drogë një vajze të mitur 15-vjeçare. ...