Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbi 5 orë në aeroportin ‘Nënë Tereza’/ 100 qytetarë ‘ngecin’ në holl: Air Albania ka shtyrë udhëtimin, kompania s’na sqaron
Rreth 100 qytetarë kanë denoncuar kompaninë ajrore shqiptare ‘Air Albania’, pasi kanë mbetur të ‘bllokuar’ në aeroportin e Rinasit për shkak të shtyrjes së udhëtimit. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e Syri, qytetarët tregojnë se po presin në aeroportin ndërkombëtar ‘Nën Tereza’ që prej orës 17.40 minuta, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim për situatën e krijuar. Ata vijojnë të qëndrojnë në hollin e aeroportit, edhe pse kanë bërë chek in-in, në pritje për të udhëtuar drejt Stambollit. Denoncimi: Jemi rreth 100 pasagjerë të bllokuar ne Rinas. Nuk japin asnjë informacion. Në 17.40 do niseshim për Stamboll me kompaninë Air Albania. Kemi bërë çekinin dhe po presim brenda në hollin e aeroportit. Në talelë shënimi i fundit ishte ora 22. Por asnjë njoftim prej...