Në burg apo liri me kusht? Fati i Veliajt vendoset nesër

Në burg apo liri me kusht? Fati i Veliajt vendoset nesër

Erion Veliaj TIRANË- Nesër, më 8 korrik, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj do të dalë sërish në gjyq. Kësaj herë do të përballet me trupën gjykuese të Gjykatës së Lartë, duke prezantuar edhe njëherë mbrojtjen e tij në këmbim të lirisë. Për fatin e Veliajt do të vendosë trupa gjykuese e përbërë nga Medi Bici dhe Sokol Binaj, ndërsa relatore e çështjes është caktuar Albana Boksi. Të gjithë bashkë do të duhet të "peshojnë" në peshoren e drejtësisë se cilat argumenta janë në përputhje me ligjin, ato të Veliajt, apo ato të përfaqësuesëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Këta të fundit, sërish do të kërkojnë mbajtjen në qeli të kryebashkiakut, të paktën deri në përfundimin e hetimeve, ndërsa...