Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Edi Rama i plotfuqishëm, cakton kriteret dhe moshën për drejtorët e Bashkisë Vlorë
Pas drejtimit të Bashkisë së Tiranë, tashmë Edi Rama ka marrë nën kontroll të plotë edhe atë të Vlorës, duke cënuar drejtpërdrejt autonominë e pushtetit vendor. Pasi u kërkoi shkarkimin 21 drejtorëve në takimin e mbajtur të enjte dhe të nesërmen ata e zbatuan në rresht për një, Rama shkoi sërish sot në Bashkinë e Vlorës dhe hapi aplikimet për drejtorët e rinj. Rama deklaroi se asnjë prej drejtorëve të mëparshëm nuk do të riemërohet sërish, duke pretenduar se të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, duke u bërë thirrje për aplikim pedagogëve që t’i bashkohen administratës së Bashkisë. “Secilit dhe secilës mund t’u jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por ndërkohë dua t’i ftoj të gjithë burrat, gratë dhe vajzat profesioniste që...