Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Tenton të grabisë banesën, 44-vjeçari plagoset me armë zjarri (EMRI)
                            Ai është qëlluar me çifte në pjesën e pasme të trupit dhe dyshohet se ndodhej në tentativë për të vjedhur në një shtëpi të zonës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës në fshatin Markat, bashkia Konispol, ku është plagosur me armë zjarri 44-vjeçari Saimir Haxhi. Burime policore bëjnë me dije se Haxhi, person me precedentë penalë, u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas, për ndihmë më të specializuar, u dërgua në spitalin e Vlorës.