Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shqipëria eksporton edhe speca me pesticide, Kroacia i kthen pas! Asnjë reagim nga autoritetet
Specat TIRANË- Një tjetër ngarkesë drejt Kroacisë është ndalur në kufi! Një ngarkesë me speca, që ishte e destinuar që të shkonte drejt Kroacisë është refuzuar. Më datë 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), në Kroaci është kapur një ngarkesë me speca nga Shqipëria, me përmbajtje shumë të lartë pesticidesh – të klasifikuara me rrezik të lartë për konsumatorin. Për RAFSS, njoftimi i dhënë në kufi ka qenë: Serioze! Në këtë ngarkesë, në kufi kanë gjetur një ngarkesë të tepërt "flonicamidi". *Flonicamidi është një insekticid që përdoret në fushë dhe në serra. Ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe një paqëndrueshmëri të ulët. Ai përdoret kundër dëmtuesve hemipterous, si afidet dhe mizat e bardha, dhe dëmtuesit tizanopterë. Pesticidi ka...