Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Zyra Postare Gjermane i ka kushtuar një seri të veçantë pullash grupit nga Hanoveri, me rastin e 60-vjetorit të tyre – një homazh që rrallë jepet gjatë jetës së tyre. Scorpions mbushin sallat në të gjitha kontinentet, shkruan DPA. Çfarë i bëri ata kaq të suksesshëm – është pyetja me rastin e koncertit të vetëm në stadium që do të kenë në Gjermani këtë vit – pikërisht këtë të shtunë. Në shtator të vitit 1989, këngëtari i Skorpions, Klaus Meine, kompozoi një këngë, videoja e së cilës është parë më shumë se 1.1 miliardë herë në YouTube deri më sot. Balada simbolizon fundin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989. Meine i tha DPA-së se e shkroi këngën...