Një parajsë në mes të Paqësorit/ Por pse një e treta e banorëve duan të largohen?

Një parajsë në mes të Paqësorit/ Por pse një e treta e banorëve duan të largohen?

Tuvalu është një ishull i qetë, plot me atole, laguna, shkëmbinj koralorë dhe një kulturë të pasur. Por një e treta e banorëve të tij dëshiron të largohen. Ky komb i vogël ishullor në Oqeanin Paqësor, midis Havait dhe Australisë, përbëhet nga nëntë ishuj të vegjël, shumica prej të cilëve janë korale dhe shtrihen vetëm pak metra mbi nivelin e detit. Kjo e bën Tuvalun jashtëzakonisht të prekshëm nga rritja e nivelit të detit, një efekt i drejtpërdrejtë i ndryshimeve klimatike. Tuvalu është gjithashtu vendi më pak i vizituar në botë. Ndryshe nga destinacionet më të njohura të Paqësorit, si Tahiti apo Havai, udhëtimi për në Tuvalu është një aventurë, dhe arritja kryesore është përmes Fixhit. Falë izolimit të tij, Tuvalu është një nga vendet...