Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Temperatura ekstreme në Itali, 16 të vdekur nga i nxehti
                            Një valë e fuqishme të nxehti po godet Italinë, duke shkaktuar të paktën 16 viktima deri më tani, sipas autoriteteve lokale. Në Romë, ndërprerjet e energjisë elektrike janë bërë të përditshme për shkak të ngarkesës së madhe në rrjetin elektrik. Për më tepër, një seri zjarresh shpërthyen në zonat përreth qytetit, duke krijuar situatë emergjente. Aktualisht, 18 qytete janë në nivelin më të lartë të alarmit për nxehtësinë, ndërsa temperatura në jug të vendit pritet të arrijë mbi 40 gradë Celsius. Ekspertët parashikojnë se nga e diela pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave. Për shkak të temperaturave ekstreme, autostrada që lidh Milanon me Venecian u mbyll për disa orë, pasi asfalti u shkri në disa vende. Ekipet emergjente u mobilizuan menjëherë për riparimin e...